May 3, 2024
Kosovë

Flet për Lideri.mk heroi shqiptar i luftës në Kroaci: “Nëse na thërret Kosova, jemi gati”!

Esat Çollaku ka qenë ushtarak i lartë në ushtrinë kroate qe nga vet fillim i luftes 1991 dhe pjesë e aksioneve të suksesshëm si “dimri 94,Bljesak 95,Vera 95,dhe“Stuhia” që çliroi Kroacinë nga forcat serbe dhe ish ushtria jugosllave. Ai ka qenë edhe pjesë e UÇK-së, kurse pas luftës në Kosovë ka marë pjesë në stervitjet e ushtrisë së Kosovës.

Ai tani jeton në Kroaci, por vazhdimisht lëviz edhe në Kosovë, për të takuar familjarët, shokët e bashkëluftëtarët.

Në një intervistë ekskluzive për portalin Lideri.mk nga Shkupi, Çollaku flet mbi zhvillimet e fundit në Veriun e Kosovës.
Ai thotë se Kosova si shtet u përball me sukses me provokimet serbe dhe po tregon kapacitetet e veta shtetformuese. I pyetur nëse mund të ketë një luftë frontale mes Kosovës dhe Serbisë, Çollaku e përsërit qëndrimin e shprehur për portalin tonë në intervistën e tij në qershor, kur deklaroi: “Nuk besoj në një gjë të tillë sepse siç po e shihni Rusia dhe Putini po dobësohen dita ditës. E dimë se aspiratat shoveniste të Serbisë në Ballkan i ushqen Moska. Dobësimi i Rusisë i shkon në favor jo vetëm shqiptarëve, por edhe mbarë Ballkanit”.

Në bisedën telefonike të zhvilluar në distancën Shkup-Zagreb, Esat Çollaku flet për Lideri.mk për tema të shumta. Ai paralajmëron se provokimet destabilizuese serbe nuk kanë qëllim të vetëm destabilizimin e Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit.
Njëkohësisht shpreh gatishmërinë personale por edhe të shumë shqiptarëve nga Kroacia për të ndihmuar vendlindjen.

“Nëse na therret Kosova ne jemi gati. Shqiptarët e Kroacisë e kanë treguar përkushtimin e tyre për t’i dalë Zot vendlindjes gjithmonë. Ne nuk duam as luftë as konflikte por e përsëris se nëse na therret vendlindja jemi të gatshëm të kontribuojmë”, thotë për Lideri.mk Esat Çollaku, ish epror ushtarak në luftën e Kroacisë dhe të Kosovës./Lideri