May 5, 2024
Maqedoni

Vuçiq: Bullgarët janë të inatosur pse Serbia është më e popullarizuar se Bullgaria në Maqedoni

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se bullgarët janë të inatosur sepse Serbia është më e populloraziuar se Bullgaria në Maqedoni.

Vuçiq, duke folur në Pink TV për marrëdhëniet në rajon, tha se mendon se “marrëdhëniet me Malin e Zi janë disi më të mira se më parë, me Hungarinë dhe Maqedoninë më të mirat në histori dhe se bullgarët na kanë inat sepse jemi më të njohur se ata në Maqedoni”, transmeton Lideri.mk.

Vuçiq theksoi raportet e mira me Shqipërinë, si dhe verërat nga Maqedonia e Veriut, që i pëlqen shumë.
“Ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë për aq sa është e mundur. Kryeministri (Edi) Rama nuk ishte në panairin e fundit të verës, por përfaqësuesit shqiptarë ishin dhe disa nga verërat e tyre fituan çmime. I dua të gjitha verërat e vëllezërve tanë maqedonas”, tha mes tjerash Vuciq./Lideri