May 4, 2024
Maqedoni

Menduh Thaçi bashkë me Blerim Bexhetin në Karshiakë

PDSH dega Karshiakë hapi shtabin e nëndegës Studeniçan për zgjedhjet parlamentare.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga PDSH.

“Të pranishmëve në këtë takim i’u drejtua kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi. Gjithashtu të pranishëm ishin kandidatët për deputet të Frontit Europian Blerim Bexheti, por edhe kandidatët Ilir Hasani dhe Naim Bajrami”, thuhet në njoftim.

Pranë tyre nuk ishte kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiki.(INA)

#pdsh #MenduhThaci #FrontiEuropian #jorusisëpoeuropës

Sekretariati për informim -PDSH