May 16, 2024
Rajon - Botë

Vuçiç e Sheshejl, të dehur nën motive çetnike

Avokati serb Çedomir Stojkoviç ka shpërndarë një video skandaloze ku shihet presudenti Vuçiç, në shoqërinë e kriminelit Vojislav Sheshelj, gati të dehur.

“Fakti që turpi i njerëzimit, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dehet së bashku me kriminelin Vojisllav Sheshelj, është një çështje e thjeshtë që e diskutoj gjatë me të huajt, duke vënë në dukje barazinë e plotë të të dyve.

Fakti që ai dehet me të duke dëgjuar një këngë që nderon Pavle Gjurishiçin, një çetnik, njësitë e të cilit kryen krime gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një tjetër gjë, të cilën kushdo që dëshironte mund ta dinte.

Që kënga ka melodinë primitive të njësive ushtarake që kryen gjenocid në Srebrenicë është gjëja e tretë. Por fakti që presidenti i Serbisë e mban verën sikur të ishte birrë dhe duke e pirë tund kokën si të ishte raki, është një gjë e veçantë e turpshme. E trishtueshme!”, ka shkruar avokati Çedomir Stojkoviç.