May 3, 2024
Rajon - Botë

Aeroporti Ndërkombëtar i Halepit në Siri sulmohet për herë të dytë me raketa nga Izraeli

Izraeli sulmoi Aeroportin Ndërkombëtar të Halepit me një sulm ajror për herë të dytë në 24 orë, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA të shtunën vonë, transmeton Anadolu.

SANA citoi një burim ushtarak të ketë thënë se Aeroporti i Halepit iu nënshtrua një sulmi ajror nga Izraeli nga ana e Detit Mesdhe, në perëndim të qytetit bregdetar të Latakias, në orën 23:35 me kohën lokale (2035 GMT). Megjithëse Damasku është kryeqyteti, Halepi është qyteti më i populluar i Sirisë.

Sulmi ka shkaktuar dëme në aeroport dhe e ka nxjerrë atë jashtë funksionit, raportoi SANA.

Burime lokale thanë Anadolu se Aeroporti Ndërkombëtar i Halepit është shënjestruar nga tri sulme të veçanta me raketa.

Zyrtarisht ky është sulmi i dytë në aeroport brenda 24 orëve.

Të premten, Izraeli shënjestroi njëkohësisht aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Halep, duke i nxjerrë jashtë shërbimit.

Sulmet vijnë në mes të sulmeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës pas ofensivës së papritur të fundjavës së kaluar nga forcat e Hamasit. Përveç Hamasit dhe Sirisë, Izraeli këtë javë ka qenë gjithashtu i përfshirë në konflikt me fqinjin e tyre Libanin.