May 8, 2024
Rajon - Botë

Vritet një serb me tre plumba në kokë

Shtetasi 40-vjeçar serb Slobodan Marjanoviç është vrarë dje në qytetin Santa Marta të Kolumbisë. Mediat kolumbiane raportojnë se trupi i Marjanoviqit është gjetur rreth autostradës dhe rezultatet e para të hetimit tregojnë se ai është vrarë nga të shtëna të shumta dhe se trupi i tij më pas është hedhur nga makina.

Supozohet se Marjanoviq ka mbërritur në Santa Marta pak ditë më parë si turist pasi në bazë të byzylykut të gjetur është konstatuar se ai ka qenë mysafir në hotelin “El Rodaderu”, pohon media El Informador. Marjanoviç kishte të paktën tre plagë nga plumbat në kokë.