Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

Maqedoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “kritikoi” vonesat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa mbante fjalën e tij në panelin e diskutimit mbi rajonin në Bratislavë.

Krah homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama bëri një batutë duke thënë se në fillim të procesit, në një takim në Selanik të dy ishin me flokë, ndërsa tani janë qerosë.

“Në Selanik Dimitari i kishte të gjithë flokët, aty u tha që do të ishim në Bashkimin Evropian përpara se mua të më binin flokët dhe ja ku jemi. Dy burra qerosë sepse ne besuam në këto gjëra. Çfarë kemi nevojë është të jemi realistë, të vërtetë, të drejtpërdrejtë dhe kur e them këtë mendoj sa të drejtpërdrejtë mund të jenë holandezët kur kanë zgjedhje e kur duan të presësh sa të përfundojnë zgjedhjet e tyre. Ja që kështu është, na duhet të përballemi me realitetin ndërkohë që komuniteti politik evropian është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nuk ka më kuptim të “zvarriten” nga fonde të IPA-s që janë më shumë ndihmë teknike apo me huatë që bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

Related posts

Një fëmijë nga Shkupi vdes në aksidentin mes dy veturave dhe një motoçiklete

Lideri2 MK

Mjeku nga Tetova denoncohet se jep raportet mjekësore në shqip

Lideri2 MK

Fon der Lajen në fund të muajit do të qëndroj në Shkup

Lideri MK