May 18, 2024
Kosovë

Von der Leyen: Serbia duhet ta pranojë një njohje ‘de facto’ të Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se shtensionimi gjithmonë kërkohet nga të dyja palët.

“Fuqishëm fajësojmë sulmet e dhunshme të shtatorit. Shpreh ngushëllimet më të thella. Një sulm i tillë është tërësisht i papranueshëm. Më lejoni t’iu sigurojmë që BE është e zotuar për vendet e Ballkanit, Kosova ka bërë një progres shumë të qëndrueshëm, ju përgëzojmë për punën e madhe për fuqizimin e demokracisë. Në këtë shteg dhe këtë rrugë, do ta kalojmë së bashku”, tha ajo.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ajo tha është një gurthemelet për përforcimin e marrëdhënieve.

“Ftojmë edhe Kosovën ta lansojë procedurën për pranimin e Asociacionit të komunave. Kurse Serbia duhet ta pranojë një njohje ‘de facto’”, tha ajo.