May 4, 2024
Maqedoni

Disa pjesë të lagjes së Butelit, Qendrës dhe Aerodromit sot pa rrymë

Pa energji elektrike sot prej orës 12:30 deri në orën 15:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Vodnjanska”, nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” deri në hyrjen kryesore të Qendrës Klinike.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Mite Bogevski”.

Gjithashtu pa rrymë sot prej orës 9:30 deri në orën 11:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Butelska”, nga udhëkryqi në Radishan deri në rrugën “Butelska” numër 5.

Siç informon QMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike në Qytetin e Shkupit.