May 24, 2024
Maqedoni

Vodhi para në një xhami të Shkupit, arrestohet shtetasi i Kosovës

Dje në ora 20:30 në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup, kanë ndaluar N.R.(37) nga Kosova, për shkak të dyshimit se më datë 29.07.2023 rreth orës 10:00 nga xhamia në rajonin e Bit Pazarit mori para me dhunë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në prokurorinë kompetente do t’i dërgohet kallëzim penal përkatës.