May 18, 2024
Maqedoni

VMRO: Qytetarët tanë varfërohen katër herë më shpejt se në Evropë

Inflacioni ka ngrënë pensionet, pagat dhe standardin e qytetarëve. Nga janari 2021 deri në shtator 2023, ushqimet dhe pijet janë rritur me 45%, kostot e banesave me 27%, transporti me 35%, si dhe shërbimet e restoranteve dhe pagat dhe pensionet nuk janë rritur me të njëjtin ritëm. Kjo do të thotë se vlera reale e pagave është ulur. Numrat janë të pamëshirshëm. Në vitin 2022 paga reale ka rënë për 5 për qind dhe këtë vit në shtator në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar kostoja e jetesës është rritur për 6,6 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë për 4,7 për qind, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga ajt thonë se edhe më e frikshme është deklarata e vetë zv. kryeministrit Fatmir Bytyqi, i cili pranoi se në Maqedoni ushqimet dhe shpenzimet elementare të jetesës janë rritur për 46%, krahasuar me Evropën, ku çmimet janë rritur vetëm për 11%.