May 6, 2024
KosovëLajmet e reja

Gara përmes foto-mesazheve për kreun e LDK-së, Imet Rrahmani i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit

Publikimi i një fotografie nga kryeministri në detyrë dhe nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti me Kujtim Shalën, i cili është përfolur si kandidat i mundshëm për kryetar të partisë, ka nxitur reagime tek LDK-istët e Anamoravës, të cilët po e shohin Lutfi Hazirin si kandidat potencial për kreun e kësaj prtie.

Postimi i Hotit në Facebook i një fotoje bashkë me Shalën me mbishkrimin “Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka mjaftuar që mbrëmë të reagojnë anëtarë e simpatizantë të LDK-së nga Gjilani.

Ndërsa, sot ka reaguar edhe ish-minsitri i Shëndetësisë dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Imet Rrahmani.

Ai ka postuar një foto me nënkryetarin e LDK-së Lutfi Haziri, me mbishkrimin “Mirëmëngjesi LDK-ista”, përcjell Telegrafi.

Kryesia e LDK-së tashmë ka caktuar 14 marsin si datë për mbajtjen e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re të kësaj partie.

Ndërkohëm, zyrtarë të LDK-së e kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e garës për kreun e partisë.

Melihate Tërmkolli dhe Anton Quni tashmë vetë kanë konfirmuar se do të jenë kandidaturë për kryetar të partisë. E një gjë të tillë nuk e ka përjashtuar as Fatmir Sejdiu.

Ndërsa, në qarqet brenda kësaj partie si kandidat më potencialë për të marr timonin e partisë janë përmendur Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala.