April 29, 2024
Maqedoni

VMRO heq dorë nga qeveria teknike vetëm BDI të mos propozojë kryeministrin shqiptar

VMRO-DPMNE, si partia më e përgjegjshme politike ndaj qytetarëve dhe shtetit, është e gatshme të heqë dorë nga një qeveri teknike, vetëm që BDI të mos ketë mundësi të marrë postin e kryeministrit teknik. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov deklaroi se BDI me muaj është në epiqendrën e të gjitha skandaleve kriminale që e tronditin Maqedoninë e Veriut, parti në të cilën asnjë staf i pakompromis dhe i pakriminalizuar nuk mund ta sigurojë kryeministrin teknik të vendit.

Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Të fillojmë të numërojë që nga dyqanet e Artan Grubit dhe vëllait të tij, hotelet e Shapkës, ligjet e lojërave të fatit, deri te qiratë miliona që do të paguajë Lotaria, te politikani më kriminal në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë të bëmat e Bujar Osmanit, i cili kërkon të qëndrojë me dorëza, është kapur duke i dhënë tender miliona dollarësh një donatori të partisë BDI“

Lefkov deklaroi gjithashtu se familja e Ahmetit po noton në biznese dhe marrëveshje miliona dollarëshe dhe se BDI është një term për veprimtari të paligjshme.