April 29, 2024
Maqedoni

Vajza nga Tetova kapet duke e vozitur e dehur

Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës. dje (13 dhjetor), rreth orës 12 e 15 minuta kanë ndaluar 25-vjeçaren nga Tetova me inicialet A.M., e cila në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, nën efektin e  a l k o o l i t  ka drejtuar veturën e tipit „Volkswagen Polo“ me targa të Tetovës dhe ka refuzuar t`i bindet urdhërit policor, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.