May 4, 2024
Maqedoni

Shtetasi i Gjermanisë që kërkohej nga Interpoli arrestohet nga policia e Maqedonisë

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në pikën kufitare “Bllacë” është arrestuar një shtetas i Gjermanisë, i cili kërkohej nga Interpoli. Nga MPB shtojnë se i njëjti është dërguar në stacionin e policisë në Kisella Vodë të Shkupit.
“Më datë 23.11.2023 në ora 15:50 në pikën kufitare “Bllacë”, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.L.(31) nga Republika Federale e Gjermanisë, pasi gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se në evidencën zyrtare i njëjti është me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit. Personi është ndaluar në Stacion të Policisë në Kisella Vodë, për procedim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.