VMRO e akuzoi si transportues droge, reagon sportisti shqiptar: Nuk kam as patentë shoferi!

Mundësi Shukri Asani ka reaguar ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Stoilkovski ku akuzohet se ka bërë transportimin e drogës.

Asani thekson se akuzat e Stoilkovskit janë shpifje, pasi që nuk kanë asnjë dëshmi konkrete për involvimin e tij në aktivitete kriminale. Nëse nuk tërhiqen, ai do t`i padit në gjyq:

“ Nga deputeti i VMRO-së që jam transportues i drogës që thuhet se kam dosje për transport është shpifje. Pikë së pari nuk kam leje për vozitje të makinës e jo të jam transportues i drogës. Nuk kam qenë asnjëherë i dënuar dhe asnjëherë në gjykatë.

Përkundrazi, jam sportist dhe nuk mund të më akuzojnë për krim. Ai me atë lajm që ka nxjerr ma ka njëllosur mundin tim si mundës i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2018 në turneun madhështor Cumbjet Cup në Stamboll e prezantova shtetin e Maqedonisë dhe mora medaljen e argjentë vendin e dytë.

Në vitin 2019 u ndesha në kafaz MMA kundër boksierit serb ku dola kampion që ndeshjen që u mbajt në Turnirin Ndërkombëtar në Gostivar.

E lus zotëriun Stoilkovski që të mos e njëllos emrin tim në mediumet e VMRO-DPMNE-së se përndryshe do ta padis në Gjyq, përderisa nuk ka asnjë fakt që jam i dënuar për transport të kokainës dhe pa asnjë dosje në gjykatë. “, thuhet në reagimin e mundësit Shukri Asani.

Përndryshe në pres konferencën e VMRO-DPMNE-së të prezantuar nga deputeti Stolkovski midis tjerash qëndron edhe kjo:

“Nëse ka pasur kontroll, kur është bërë ajo dhe a është gjetur dhe konfiskuar arma automatike prej të cilës është gjuajtur, që është vepër penale sipas nenit 396 qëndrimi 2. MPB në të njëjtën kohë duhet qartas të thotë se komisioni i shkallës së parë për miratimin e armëve, e përbërë nga Spasovski dhe e udhëhequr nga Karishiq, ka dhënë pëlqim Shukri Asanit, personit të përfshirë për kontroll me planin ‘Qytet i sigurt’. Komisioni a ka dhënë pëlqim për armë për Shukri Asanin në kundërshtim me ligjin, për shkak të dosjes së tij kriminale e cila është në listën e kriminelëve për kontroll të përfshirë me planin ‘Qyteti i sigurt’”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./Almakos/