May 17, 2024
Maqedoni

Tronditet Maqedonia, 20 vjeçari ndërroi jetë pak pasi u arrestua nga policia

Dje në ora 15:35 minuta në stacionin policor të Radovishit është raportuar se në Spitalin klinik të Shtipit ka ndërruar jetë V.A.(20) nga Radovishi.
Sipas MPB gjendja e tij është përkeqësuar cili pasi paraprakisht ishte arrestuar nga policët gjatë bastisjes së shtëpisë së tij me urdhër të gjykatës, ku ishte gjetur marihuanë, transmeton Lideri.mk.

Me urdhër të Prokurorit Publik në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.