May 19, 2024
Maqedoni

Bekim Sali prezanton planin për luftë kundër krimit (Video)

Të nderuar banorë të Çairit,

Gjatë viteve të fundit, jetesa në Çair është shndërruar në një makth të vërtetë. Mungesa e sigurisë së përgjithshme bën që banorët e kësaj lagjeje të ndjehen të rrezikuar në shtëpi, rrugë ose në hapësirat publike. Pothuajse çdo familje me banim afatgjatë në Çair ka qenë viktimë e ndonjë plaçkitjeje dhe vjedhjeje, qoftë ajo e hyrjes së ndërtesës, banesës, shtëpisë, makinës, biçikletës ose objektit afarist.

Këtu u cenohet banorëve e drejta e sigurisë dhe privatësisë, ndërsa shumica e rasteve të raportuara nuk kanë epilog dhe zgjidhje, andaj kundërvajtësit mbeten të lirë, kurse qytetarët mbeten pala e dëmtuar. Kjo e humb besimin e banorëve në institucionet të cilat e kanë për detyrim ta mbrojnë jetën dhe pronën e banorëve.

Siguria e banorëve rrezikohet në komunikacion për shkak të mungesës së shenjëzimeve dhe ndriçimit publik. Vitet e fundit në Çair kanë ndodhur përleshje me armë, për fat të keq dhe me epilog fatal. As fëmijët nuk kanë qenë të kursyer, madje ata shpesh kanë qenë viktima të kaosit në komunikacion, trotuareve dhe shtigjeve të uzurpuara.

Banorët e Çairit duan rehati, duan siguri. Andaj, siguria është një ndër prioritetet e përfshira në programin tonë për Çairin e Ri.

Gjatë vitit të parë të mandatit do të iniciojmë themelimin e 3 pikave policore brenda Komunës së Çairit për një siguri më të madhe të banorëve.

Unë jam Bekimi. Së bashku do ta bëjmë Çairin e Ri.

 

https://fb.watch/8Ec0sdtUDn/