May 10, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Do ta ulim numrin e deputetëve nga 120 në 90, tre miliardë euro për projekte infrastrukturore

VMRO-DPMNE-ja shpalosi programin zgjedhor të quajtur “Platforma 1198” i cili sipas opozitës maqedonase përfshinë 1198 projekte si nevoja urgjente të qytetarëve të vendit.

Programi i cili sipas partisë së Hristijan Mickoskit ka ardhur pas konsultimeve disa vjeçare me ekspert të fushës, në rend të parë ka ekonominë dhe standardin e qytetarëve. Gjatë shpalosjes së programit u mbajtën 5 debate programore, siç i cilësoi opozita shtylla të programit ku bazohet “Platforma 1198”. Mes tjerash nga VMRO DPMNE paralajmërojnë 3 miliardë investime në infratsrukturë gjatë katër viteve të ardhshme, transmeton portali lideri.mk, por edhe ulje të numrit të deputetëve nga 120 në 90. Poshtu VMRO DPMNE pralajmëron ndryshim të Kodit Zgjedhor me qëllim që vendi të jetë një njësi zgjedhore, e jo gjashtë si tani.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e vlerësoi se platforma e cila do të sjell fitoren dhe ndryshimin e madh në zgjedhjet e 8 majit.