VMRO-DPMNE: Çmimi i rrymës – për amviseritë është rritur 50%, për bizneset 400%

“TË ZBATOHET PLANI I MICKOSKIT”

Prej se Dimitar Kovaçevski është Kryeministër, qytetarët dhe firmat po përballen me “shokun” e çmimeve. Akuzat e këtilla vijnë nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilëve, për vetëm disa muaj cmimi I rrymës që paguajnë qytetarët është rritur për 50%.

“Kjo do të thotë se nëse për një vit jo të plotë keni paguar 3.000 denarë, tani paguani minimalisht 4.500 denarë. Trendi negativ do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së dimrit. Gjithashtu, cmimi I rrymës që paguan sektori I biznesit është rritur për 400%. Kjo do të thotë se nëse ndonjë ndërmarrje e vogël apo e mesme, para disa muajve, ka paguar 5.000 euro, tani paguan së paku 20.000 euro” – deklaroi Maria Miteva, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE kërkon që urgjentisht të nis rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike, sic thonë, sipas planit të propozuar të Kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që përfshinë gërmimin e thëngjillit dhe furnizimi nga vendet fqinje, dimensionimin e drejtë të prodhimit nga hidrocentralet, furnizimi me sasi të mjaftueshme të mazutit për Termocentralin në Negotinë dhe vendi të vehet në kuotën për gazin me Hungarinë ose Austrinë.