April 26, 2024
Maqedoni

TetovaSot: ASH-ja në Strugë do të garojë me Idri Istrefin?

Struga për ASH-në dhe Ziadin Selën është komuna “vdekje a liri”. Siç mëson portali TetovaSot, Ziadin Sela do të garojë me Idri Istrefi, vëlluan e një biznesmeni të Austrisë nga Veleshta një mik i afërt i Selës përballë Ramiz Merkos së BDI-së i cili do të garojë edhe një mandat për të fituar Strugën.

Beteja mes ASh-së dhe BDI-së përpos Gostivarit do të jetë edhe Struga. Strgua do të jetë qyteti i ngritjes apo shuarjes së Ziadin Selës, nëse Sela humb zgjedhjet sërish në Strugë pritet që në ASH të kërkohet dorëheqje nga kreu i partiës dhe partia ti kalojë Arben Taravarit.

Deri tani në Strugë BDI ka kandidatin e saj zyrtarë dhe PDSH-ja, BESA ende nuk ka nxjerr ndërsa VMRO dhe LSDM pritet që të përkrahin që në raundin e parë kandidatët shqiptarë.