April 28, 2024
Maqedoni

RMV-ja vendos veprën penale “Ekocid” – ndotësit e ambientit mund të përballen me burg të përjetshëm

Maqedonia e Veriut, për herë të parë do ta ketë veprën penale “Ekocid”, kurse kryerësi i akuzuar për këtë vepër do të përballet me burg nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm – shkruan SDK.mk.

Sic përcjell KlanM, shkrimin e sdk.mk, ai që në kundërshtim me rregullat, me qëllim të shkaktimit të dëmit ndaj ambientit jetësor, do të ndërmerr veprime ose nuk do të ndërmerr veprime për shkak të cilëve do të shkaktohet dëm serioz afatgjatë të ambientit jetësor, do të dënohet me së paku 10 vite ose me burgim të përjetshëm – qëndron në Kodin e ri penal.

Kreu I 25 I Kodit të propozuar penal – Vepra penale kundër mjedisit jetësor dhe natyrës është përplot me dënime serioze me burg për ndotësit, kurse me ndryshimet e reja, thjeshtohen dëshmitë e ndotjes së ajrit, ujit, natyrës dhe tokës – shkruan sdk.mk.