Botërisht dihet se kumari dhe industria e bixhozit për vite me radhë u lanë të pushtojnë lagjet dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Ata që sot përpiqen t’na shesin patriotizëm, janë të njëjtët që dje i hapën dyert bixhozit, e kthyen kumarin në biznes normal, madje e lanë të hyjë deri te dera e shkollave.
Pasojat nuk i paguan ata, por familjet shqiptare, maqedonase, turke, rome dhe çdo qytetar që e pa nga afër shkatërrimin që sjell varësia nga bixhozi.
Kjo po ndryshon me qeverisjen VLEN.
Propozim-ligji i miratuar për lojërat e fatit sjell masat më të forta deri më tani kundër industrisë së bixhozit, largimin e kazinove dhe lojërave elektronike 500 metra nga shkollat, ndalimin e reklamave që e paraqesin bixhozin si sukses apo mënyrë jetese, si dhe ndalimin e përdorimit të figurave publike dhe përmbajtjeve që synojnë të miturit.
Historike është edhe mbyllja e 358 platformave ilegale online deri më tani. VLEN po vendos kufij aty ku nuk kishte kufij, rend aty ku kishte kaos dhe përgjegjësi aty ku për vite sundonte interesi i industrisë së bixhozit.
Lufta kundër bixhozit është betejë për familjen, për një shoqëri më të shëndetshme. Është pjesë e vizionit politik të VLEN-it për mbrojtjen e brezave të rinj.

sqShqip