BallinaMaqedoni

VLEN vazhdon fushatën parlamentare, Kasami: Garantojmë rrugëtimin evropian të vendit dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami, njëherit edhe bartës i listës së kandidatëve për deputet të kualicionit VLEN në njësinë e 6 zgjedhore, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamnetare të 8 majit ka vizituar disa fshatra të komunës së Tearcës.

Ai vizitën e filloi në fshatin Nerasht ku në takimet me banorët kërkoi mbështetje për këtë koalicion, siç tha Kasami për të vazhduar rrugëtimin politik për një jetë më të mirë.

Ai premtoi se do të punojë për përmirësimin e kushteve që të kthehen njerëzit të cilët e kanë braktisur këtë fshat. Kasami njëherit theksoi se VLEN do të ejtë pjesë e qeverisë së ardhëshme.

“Nerashti është një nga vendbanimet e rralla që më së shumti e ka plagën e gurbetit, edhe një nerasht kemi në Kopenhagë, gjithashtu edhe një Nerahst tjetër e kemi në Zvicërr. Obligim i politikanëve në këtë rast i koalicionit VLEN do të jetë që ta ndalim këtë largim dhe kjëtë egzodus të shqiptarëve. Dhe sigurisht të punojmë që sa më shpejtë të krijojmë kushte që një pjesë e tyre edhe të kthehet. Do të ketë qeveri Evropiane do të ketë qeveri ku koalicioni VLEN veçmë është e paralajmëruar se do të jetë pjesë. Në atë qeveri sigurisht ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi që garantojmë rrugëtimin evropian të vendit dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.” – tha  Bilall Kasami – Bartës i listës në njësinë e 6-të.

Kasami gjatë qëndrimit në Tearcë ka vizituar edhe në fshatin Odër. Ndërsa bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore, Afrim Gashi, thotë se pjesë e programit të VLEN është edhe rritja e standardit të qëytetarëve.

“Zhvillimi ekonomik, do të bëjmë çmos që ta rrisim standardin e jetesës, ti ulim çmimet e pagesave dhe harxhimet e qytetarëve, ndërsa ti rrisim pagat. Nga ana tjetër do të bëjmë çmos që të ketë investime të huaja, qoftë nga mërgata shqiptare, qoftë nga investitor të huaj.” – tha  Afrim Gashi-Bartës i listës në njësinë e 2-të.

Koalicioni VLEN përveç njësisë së 6 dhe të dytë, vazhdon me fushatën parazgejdhore edhe në katër njësitë tjera zgjedhore, ku ky kolaicion garon me kandidatët e tij për deputet për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.