Korridori VIII është një nga projektet strategjike për Maqedoninë e Veriut, që lidh vendin me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe krijon një korridor të rëndësishëm Lindje-Perëndim, nga Deti i Zi deri në Adriatik.

Në këtë drejtim, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga radhët e VLEN-it, Kaltrina Zekolli Shaqiri, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Konferenca mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga vendet e rajonit, institucionet evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë, me fokus në zhvillimin e infrastrukturës, lidhshmërinë ndërkufitare, investimet, energjinë dhe integrimin ekonomik.

Për Maqedoninë e Veriut, përfundimi dhe modernizimi i infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII nënkupton lidhje më të mira rrugore dhe hekurudhore, qarkullim më efikas të njerëzve dhe mallrave, si dhe kushte më të mira për zhvillim ekonomik dhe investime.

" "

VLEN angazhohet që projektet infrastrukturore strategjike të vendit të avancohen me standarde moderne dhe në koordinim me partnerët rajonalë dhe evropianë.

Korridori VIII e vendos Maqedoninë e Veriut në një pozitë të rëndësishme në rrjetin e lidhjeve evropiane dhe krijon mundësi të reja për ekonominë, bizneset dhe qytetarët.

sqShqip