Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbyllën sot ditën me një drekë vëllazërore në Shkup, pas aktiviteteve të përbashkëta dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë.

Të ngjajshme

Azizi: Shkup-Bllacë u bë realitet, e radhës Tetovë-Prizren
Në drekën e shtruar për nder të kryeministrit Kurti morën pjesë edhe zv/kryeministri i parë Bekim Sali, deputeti i VLEN-it Bekim Qoku dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, duke konfirmuar raportet e afërta dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

" "

Dreka u zhvillua edhe në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta në Shkup me rastin e ditëlindjes së Nënë Terezës, figurës së madhe shqiptare me përmasa botërore dhe simbolit të humanizmit.

VLEN mbetet e përkushtuar për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me Republikën e Kosovës, forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe realizimin e projekteve që i afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe dy vendet tona.

sqShqip