Sonte me ftesë të kryetarit Albin Kurti, mora pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, njoftoi kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami.
“Ky përvjetor shënon një rrugëtim të gjatë të angazhimit politik, qytetar dhe institucional, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve. Urime të gjithë anëtarëve, aktivistëve dhe mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE për këtë jubile të rëndësishëm”, ka shkruar Kasami.

