Sot pata nderin të marr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Kumanovës, një moment i rëndësishëm që konfirmoi fuqinë organizative dhe pjekurinë politike të strukturave tona.
Kuvend që dëshmoi forcën e organizimit tonë dhe vlerat mbi të cilat ndërtojmë rrugëtimin tonë politik.
E kaluara jonë, ku çdo themelues i BDI-së, ka lënë gjurmë në historinë kombëtare është themeli mbi të cilin ndërtohen fitoret tona politike.
Emërimi i anëtarëve të Komitetit të Veteranëve është një vlerësim i merituar për kontributin dhe sakrificën e tyre ndër vite. Përvoja e tyre mbetet aset i çmuar dhe udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë.
Falënderim i veçantë për nëndegët dhe këshillat vendorë, të cilët janë shtylla kryesore e organizimit tonë dhe garancia më e fortë e lidhjes sonë me qytetarët.
Besoj fuqishëm se vetëm përmes unitetit të palëkundur, disiplinës organizative dhe angazhimit të përbashkët do të arrijmë të forcojmë pozicionin tonë politik dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve që përfaqësojmë.
#BASHKË do të vazhdojmë misionin tonë, më të vendosur se kurrë drejt fitoreve të reja. (Ali Ahmeti)

