BDI ende nuk po pajtohet me realitetin e ri politik dhe me humbjen e mbështetjes tek shqiptarët. Në mungesë të rezultateve dhe besimit qytetar, kjo parti ka zgjedhur sulmet, propagandën dhe etiketimet ndaj çdo kundërshtari politik.

Sulmet ndaj mediave, anketave dhe opinionit publik tregojnë qartë nervozizmin që po rritet brenda BDI-së pas rënies së vazhdueshme në mbështetje.

Shqiptarët tashmë kanë folur qartë. Ata votuan për ndryshim, përgjegjësi dhe fundin e politikës së frikës, pazareve dhe manipulimeve që për vite të tëra e mbajtën peng përfaqësimin shqiptar.

VLEN është rezultat i vullnetit qytetar dhe fryma e re politike që po mbështetet çdo ditë e më shumë nga shqiptarët.

Anketat e fundit vetëm po e konfirmojnë atë që shihet në terren: BDI po humb mbështetje çdo ditë, ndërsa qytetarët po rreshtohen qartë në anën e ndryshimit.

sqShqip