Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur në Shkup kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Së bashku me kolegët nga presidenca e VLEN-it, Kasami dhe Haxhiu kanë vizituar Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku kanë bashkëbiseduar me qytetarë dhe zejtarë.
Në një status në rrjetet sociale, Kasami ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy republikave, projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit.
“Bashkë me Kosovën, bëjmë më të mirën për qytetarët tanë!”, ka shkruar Kasami.
"
"

