May 23, 2024
Kosovë

Vjos Osmani: Presidenti Erdogan i pari na ndihmoi kundër pandemisë

Gjatë fjalimit të saj në panel, Osmani rikujtoi fillimin e pandemisë dhe nevojën për pajisje mjekësore, duke shtuar se kanë kërkuar mbështetje nga Turqia, Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA.

“Kur u përballëm me sfidat e para, ne thirrëm presidentin Rexhep Taip Erdogan dhe ai nuk dërgoi vetëm një aeroplan me pajisje mjekësore, por ai dërgoi dy. Ishte ndihma jonë e parë, për të na ndihmuar të mbijetojmë”, theksoi Osmani.