May 14, 2024
Maqedoni

Bie numri i infektimeve të reja me COVID, por jo ai i vdekjeve, 25 viktima te reja

Gjatë ditës së sotme është vërejtur një ulje e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë, por jo edhe ai i vdekjeve. Sot nga 2 730 testime të kryera për COVID, pozitive kanë rezultuar 642 teste, ndërsa kanë humbur betejën me virusin edhe 25 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve prej fillimit të pandemisë në 3 473. Instituti i Shëndetit Publik raporton se janë shëruar 524 persona në 24 orët e fundit.