Kosovë

Osmani: Vuçiq mentor e ka Putinin, përpjekjet për destabilizim të Kosovës do të dështojnë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të destabilizim të Kosovës do të dështojë, sipas saj, ai është duke u shërbyer me metoda të mentorit të tij, presidentit rus, Vladimir Putin.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie.

“Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi. Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes”.

“Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar. Përpjekjet e Vuçiqit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”,ka thënë Osmani.