May 16, 2024
Maqedoni

Vjen mbështetje nga multimilioneri dibran në Nju Jork, pritet të thellohet fitorja e dotkor Bekim Pocestës

Kandidati i koalicionit ASH-AAA të dielën pret fitore edhe më të thellë se në rrethin e parë.

Në përkrahje të këtij koalicioni është rrehtuar edhe miliarderi dibran në Nju Jork, Selim Rusi, njeri mjaft i respektuar në Dibër. Ai pas takimit me veprimtarin Ibrahim Kolari bashkërisht kanë përsëritur thirrjen për “Ndryshim”, që është moto zgjedhore e koalicionit ASH-AAA.

“Ishte kënaqësi takimi me shokun tim te kahershëm Bisnismenin e sukseshem z. Selim Rusi, ne shtëpinë e tij.
Ne diskutuam per Dibren tonë të dashtun se dita ditës po shkatrohet, populli jo i kenaqur, andaj eshte koha per “Ndryshim”.
U ndame me shprese qe kafen e dyte ta pijme ne Diber!”, ka shkruar Kolari pas takimit.
Të dielën më 14 nëntor Dibra pritet të vërtetojë fitoren që shenoi doktor Bekim Pocesta në raundin e parë, kur i munguan vetëm disa vota për të vulosur fitoren pa balotazh.