Aktori dhe regjisori i njohur Xhevat Limani nderon drejtorin Shkodran Tolaj me veprën autoriale – përkrenaren e Skenderbeut

Sot në ambientet e Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare patëm një vizitë të veçantë nga profesori, aktori e regjisori Xhevat Limani i cili viteve të fundit ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën kulturore në Diasporë posaqërisht në Amerikë!

Ndonëse ka realizuar shumë role të suksesshme personifikohet me realizimin brilant të figurës së Skenderbeut që e ka luajtur qindra herë në gjithë botën duke e mbajtur gjallë figurën e kryeheroit tonë kombëtar në mesin tonë! Ndonëse nga larg ka ndjekur, ka përgëzuar e uruar drejtorin Shkodran Tolaj për punën dhe sukseset me ansamblin brenda e jashtë vendit, ai sot na nderoi me vizitën e tij duke na dhuruar botimet personale “Terr a dritë” ,”Triumf”, “ Ora shqiptare” , “Albaniada”, “Artisti pa atdhe”, dramën “Skenderbeu” që do të zënë vend të veçantë në arkivën e institucionit!

Për drejtorin Tolaj në shenjë falemnderimi për ngritjen e kulturës sonë kombëtare si artist e drejtues dhuroi përkrenaren e punuar nga skulptori Kristaq Kapetanit e cila siq shpjegon vet artisti ynë as nuk digjet e as nuk thuhet dhe të tilla janë vetëm 3 copë: një me të cilat luan shfaqjen “Skenderbeu” aktori Xhevat Limani, një qëndron në bibliotekën e At Antonio Bellushit- rilindasit të fundit të arbëreshëve kurse përkrenarja e tretë iu dhurua drejtorit Shkodran Tolaj dhe Ansamblit shqiptar në Shkup!

Drejtori Tolaj iu falemnderua nga zemra për këtë nderë të madh aktorit Limani duke i premtuar se puna për ngritjen e vlerave tona mbetet mision i vazhdueshëm! Drejtori Tolaj i befasuar për këtë dhuratë të veçantë e me peshë të rrallë e cila me krenari do qëndrojë në Ansamblin tonë vendosi që dhuratat nga ansambli shqiptar për artistin Limani të jepen në një moment tjetër të veçantë duke u menduar dhe pregatitur enkas për të në shenjë mirënjohje dhe respekti për figurën e tij dhe karrierën e bujshme artistike.