April 29, 2024
Maqedoni

Vjehrri rrah renë në Tetovë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme, është arrestuar një 72-vjeçar nga Tetova, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar gruan e djalit të tij.

“Më 16.04.2024 në orën 00.50 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.K. (72) nga Tetova për arsye se në shtëpinë e tyre familjare kishte sulmuar fizikisht rejën e tij. Ai është mbajt në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.