May 16, 2024
Maqedoni

A po i ndjen konsumatori masat e qeverisë? Qytetarët nuk janë të kënaqur me uljen e çmimeve të ushqimeve

Qeveria vendosi që së paku për 10% të ulen çmimet e produkteve bazë si mielli, buka, mishi, pemët e perimet si dhe lëngjet. Ndërsa shporta konsumuese për një familje katër anëtarëshe në 6 muajt e fundit ka lëvizur nga 48,000 denarë deri në pak më tepër se 50 mijë denarë. Me masat si “çmim i garantuar” Qeveria pretendon se po ndihmon qytetarët për t’ia dalë më lehtë, por sa realisht konsumatori e ndjen këtë? Disa prej tyre me të cilët folëm shprehen se nuk mund të mbijetojnë me rrogat që i kanë, në krahasim me çmimet e produkteve.Çmimet të ulen do të jetë shumë mirë, edhe rryma të ulet nuk mundemi absolutisht të mbijetojmë, ato që kanë familje më të madhe, me anëtarë më të mëdhenj me një rrogë, me një ndihmë sociale unë mendoj se nuk mundemi, për atë do e lëshojmë të gjithë Maqedoninë, të gjithë fëmijët tanë, të gjithë të rinjtë do të shkojnë në Europë, nuk mund të bëhet Maqedonia si Europa. Unë e lus Qeverinë tonë të bëhen detajet siç duhet, sepse torturohemi për bukë.Mendoj që nuk janë ulur mjaftueshëm, çmimet i rrisin për 20% dhe pastaj i ulin për 5%, gjithçka është lojë. Këtu njëjtë, këtu gjithmonë ke çmime të ulëta, edhe po të ketë të larta, këtu gjithmonë janë të ulëta, diku mundet 80-90, këtu mundet 20-30, gjithmonë ke çmime të ulëta, ai që nuk përton të ecë do të gjejë çmime të ulëta.Nga ana tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka theksuar se Maqedonia e Veriut e ka listën më të madhe të produkteve me normë preferenciale të TVSH-së prej 5 për qind në rajon. Ai gjithashtu rikujtoi se nuk do të lejojnë askënd të përfitojë në kurriz të së mirës së përbashkët në kohë krize. Për këtë arsye Qeveria ka marrë masa për të parandaluar tendencat negative të tregut.