Një 28-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

​Sipas informacioneve nga SPB Shkup, më 12 qershor 2026, në orën 13:45, gruaja ka denoncuar se po atë ditë, rreth orës 09:50 në zonën e Qendrës, vjehrra e saj 56-vjeçare me iniciale S.O., fillimisht ka dëmtuar automjetin e tyre të transportit të markës „Peugeot Boxer“, e më pas me përdorimin e forcës fizike e ka nxjerrë atë nga automjeti dhe e ka rrëzuar në tokë.
​Në këtë incident, 28-vjeçarja nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në ISHP „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup.

​Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

sqShqip