Kryetari i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili së fundmi tha se nuk do të qëndrojë përgjithmonë në krye të partisë dhe se dëshiron të rreshtohet mes veteranëve, transmeton Zyrtare.net

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fazliu e krahasoi këtë qasje me një skeç të Stupcave, duke ironizuar mesazhin që, sipas tij, po u dërgohet veteranëve të partisë.

“Kjo ‘fora’ e Alisë që po ua bën ‘veteranëve’ të partisë: ‘Shkoni ju përpara, se vi unë pas jush’, ma kujton skeçin e Stupcave: ‘Hajt shko te daja, se daja u ardh… shko qafe dajën!’”, ka shkruar Fazliu.

Ai u bëri thirrje veteranëve të mos bien pre e, siç e quan ai, kësaj taktike politike.

“Mos e hani forën dhe mos shkoni vetë, priteni edhe atë. Se po ju mashtron vetëm sa me ju largu prej partisë”, ka theksuar Fazliu në reagimin e tij./Zyrtare.net

sqShqip