Një vjedhje rekord, nëse nuk i llogarisim ato të politikanëve dhe zyrtarëve në institucione, është shënuar në Shkup, kurse dëmi nga kjo plaçkitje kap vlerë 5 milionë euro, transmeton portali Lideri.mk.
Vjedhja ka ndodhur në nënstacionin për tëheqje elektrike në Draçevë, i cili gjendet mes stacioneve hekurudhore Lisice dhe Draçevë. Me këtë rast është shkaktuar shkatërrim i plotë i një pjesë të rëndësishme të pajisjeve elektroenergjetike të infrastrukturës hekurudhore, informojnë nga NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura.
Gjatë vjedhjes janë përmbysur me dhunë dy transformatorë të mëdhenj elektroenergjetikë, secili me peshë mbi 30 tonë. Nga transformatorët është shkarkuar dhe derdhur vaji i transformatorit, ndërsa mbështjelljet e bakrit dhe përbërësit e tjerë të vlefshëm janë hequr dhe vjedhur plotësisht, transmeton portali Lideri.mk. Nga nënstacioni janë vjedhur tela bakri, shina dhe shufra bakri, si dhe praktikisht të gjitha pajisjet dhe elementet e nevojshme për funksionimin e tij. Me këtë veprim të kundërligjshëm, objekti është sjellë në gjendje të mosfunksionimit të plotë. Sipas vlerësimit fillestar, dëmi i drejtpërdrejtë material kap vlerën e rreth 5 milionë eurove, thuhet në njoftim.
Nga NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura thonë se kjo ngjarje nuk përfaqëson vetëm një vjedhje të bakrit dhe pajisjeve, por një sulm të rëndë mbi rocks/infrastrukturën kritike hekurudhore dhe mbi pronën e shtetit e qytetarëve. Dëmtimi i me objekteve të këtij lloji mund të shkaktojë pasojave të rënda për sigurinë, stabilitetin dhe funksionimin e rregullt të qarkullimit hekurudhor./Lideri.mk

