Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka filluar një fushatë në rrjetet sociale për afirmimin e arritjeve të veta sa ishte në pushtet, ose siç quhen shpeshherë, ‘të arriturat e Ali Ahmetit. Nën moton gjysmë Fan-Noliane “Ku ishim, ku e lamë” BDI bën krahasim mes 2001-shit dhe vitit 2024, si vit i fundit i qeverisjes së tyre. Mirëpo përveç afirmuese, kjo fushatë është edhe krtikuese, sepse në vete përmban akuzën se VLEN po tregon rezultat më të dobët qeverisës se BDI në kohën e saj, shkruan Lideri.mk.
Në kuadër të kësaj fushate, mes të arriturave të BDI, numërohet edhe zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeministër të parë shqiptar (ose të dytë pas kumanovaro-shkupjanit Qemal Musliu në vitin 2002). Për këtë arsye, Xhaferi është vendosur në një foto të përbashkët me kryeministrin e parë të Maqedonisë së pavarur, Nikolla Klusev./Lideri.mk


