May 3, 2024
Maqedoni

(VIDEO) Sindikata në grevë nëse sonte nuk ka marrëveshje për rrogën minimale

Në qoftë se deri ora 16:00 nuk pranohet kërkesa për rritjen e pagës minimale, atëherë do të fillojmë me grevë masive. Kjo ishte porosia e protestuesve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut për Qeverinë dhe Organizatat e Punëdhënësve. Ata apeluan që të dëgjohen kërkesat e tyre ekzistenciale, pasi sipas tyre me pagat aktuale punëtorët e Maqedonisë në kohë krize nuk mund t’i përmbushin nevojat e tyre bazike.

Darko Dimovski, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë

“Për këtë të nderuar punëdhëns dhe pronarë, vetëdijësohuni përderisa keni kohë, prej këtu e përcjellim mesazhin si organi më i lartë i Lidhjeve të Sindikatave të Maqedonisë, në qoftëse deri ora 16:00 nuk pranohet ajo që e kërkon sindikata, të cilën po e përsëris, ajo është paga minimale prej 18.000 denarëve, rritje graduale të pagave dhe rekurs për të gjithë punëtorët në sektorin publik, atëherë do të fillojë grevë masive, dhe për këtë nuk heqim dorë”

Nga Sindikata gjithashtu potencuan se nëse nuk e marrin atë që duan do të bllokojnë fabrika, institucione dhe rrugë, ndërsa bënë thirrje që më datë 10 shkurt para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të mblidhen dhe të kërkojnë nga deputetët që ta votojnë Ligjin për pagën minimale.

Sot pasdite është paraparë takim I ri mes sindikatave, qeverisë dhe punëdhënësve.