Maqedoni

SHBA sjellin më 22 prill kryeprokurorin special, “buldozeri” do spastrojë Ballkanin

Shtetet e Bashkuara në Prill pritet të nisi reprezaljen ndaj pushtetarëve të korruptuar. Pak kohë më parë u bë e ditur se presidenti Biden do të sjellë një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, i cili do zbatojë dekretin për të luftuar korrupsionin në rajon.
Ka qenë deputeti i PD Kreshnik Çollaku, ai i cili dje ka folur në media mbi këto lëvizje të SHBA, duke thënë se i dërguari special do të marrë detyrën më 22 prill dhe ai do e ketë zyrën në Zagreb.
“Gjithmonë SHBA ka goditur për korrupsion aktorë politikë në Ballkan, por si çështje etike apo abuzimi me kodet. Çfarë ndodh ndryshe tek dekreti i Biden në Ballkan është se aktorët e korruptuar në Ballkan konsiderohen rrezik të sigurisë dhe të SHBA dhe duket se regjimi i sjelljes karshi një enturazhi politikanësh të korruptuar në Ballkan sipas tyre në raport me qeverinë amerikane do të jetë ndryshe.
Në 22 prill ulet në zyrën e tij në Kroaci atashuar në ambasadën e SHBA në Zagreb i dërguari special i Biden, kryeprokuror që do të ndjekë posaçërisht zbatimin e aplikimin e këtij dekreti të Biden.
Duket se dekreti nuk bëhet për një rast konkret, dekreti do të ketë një valë shumë të madhe goditëse, do të shtrihet në disa vende. Kështu që çdo lloj teori lobimi apo konspiracioni e rrëzon kjo logjikë dhe kjo sjellje e qeverisë amerikane me Ballkanin.
Dekretin e Biden lexojini dhe me 22 prill vendosja e kryeprokurorit special në Kroaci tregon qasjen amerikane dhe do të fusë “buldozerin” në gjithë rajonin dhe çfarë ka projektuar Biden në atë dekret do të realizohet”, u shpreh deputeti i PD, Kreshnik Çollaku i ftuar në “Shqip”.