May 15, 2024
Maqedoni

(VIDEO) DIMITROV: JO PRESION NDAJ ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËRBASHKËT PËR ÇËSHTJE HISTORIKE

Do të ishte kundërproduktive nëse do të kishte presion politik mbi Komisionin e përbashkët për Çështje Historike me Bullgarinë. Kështu vlerëson zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Nikolla Dimitrov, në një intervistë javore në Radio Evropa e Lirë. Ai tha se duhet të gjithë të jenë të kujdesshëm kur gjykojnë punën e Komisionit, por njëkohësisht edhe anëtarët e Komisionit duhen të jenë të vëmendshëm kur japin gjykime politike. Dimitrov tha se populli maqedonas, gjuha maqedonase janë çështje të brendshme dhe se në marrëdhëniet dhe të drejtat ndërkombëtare, këto çështje nuk janë objekt i njohjes ose mosnjohjes.

Nikolla Dimitrov, Zëvendëskryeministër për Integrime Evropaine

“Shtetet njihen, qeveritë njihen, por kjo është shprehje e së drejtës sovrane për vetëvendosje. Do të jetë e pamundur nëse pa këtë respekt elementar, të cilin ne me shumë legjitimitet e presim nga të gjithë fqinjët tanë, pa një respekt kaq elementar është shumë e vështirë të punosh për krijimin e miqësisë. Nëse populli maqedonas ndihet i kërcënuar në këtë të drejtë themelore, nuk është një investim në miqësi, por hendeku do të rritet dhe ne do të qëndrojmë në llogore në njëfarë mënyre”

Dimitrov theksoi se procesi është në një fazë delikate, dhe iu duhet një shans që t’iu jipet për të investuar në negociata diplomatike, bisedime dhe kontakte.

Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për Integrime Evropaine

“Ne kemi një interes autentik në zhvillimin e këtij bashkëpunimi edhe pa Marrëveshjen e Miqësisë. Marrëveshja e inkurajon atë, unë mendoj se Bullgaria fqinje ka një interes të tillë. Ne kemi nevojë për të gjetur një mënyrë të tillë, mund të ketë një atmosferë më produktive në Komisionin për Çështjet Historike, por që një atmosferë më produktive është gjithashtu e mundur, nëse Bullgaria bëhet mbështetësi ynë siç ishte kur kemi pasur presidencën”

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane shtoi se kompromisi ka dy anë, që në një farë mënyrë të bien dakord për të mos rënë dakord për gjithçka, sipas tij pala bullgare ka pozicionet e saj, ashtu edhe si pala maqedonase që ka pozicionet e saj. Ndërsa, pjesa e dytë e kompromisit është ajo ku kanë një interes të përbashkët për të bërë gjithçka që munden për të pasur një udhërrëfyes konkret me institucionet kompetente për të zbatuar Marrëveshjen e Miqësisë.