May 15, 2024
Maqedoni

ASH-Shkup, akuzon Blerim Bexhetin se së bashku me Danellën dhe Kosanën largojnë shqiptarë nga puna

Aleanca për Shqiptarët në Shkup ka reaguar duke publikuar një foto të Kryetarit të komunës Saraj Blerim Bexhetit dhe kryetares të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska së bashku me drejtoreshen HKSH Kosana Nikoliq Mazneva,ku thonë se koalicioni Anti-Shqiptarë që vetëm sot largoi 25 Shqiptarë nga puna,ndërsa Bexheti vazhdon ende të heshtë dhe ruan partneritetin me Arsovskën.

Ndryshe ditë më herët rrugët e grupit të zjarrit u ndanë përshkak se Bexheti vendosi të mbetet përkrah Danellës ndrësa kjo e fundit jozyrtarisht kishte shkarkuar drejtorin e Mexhitit për shkak të kontakteve me Mickovskin. Top24