(VIDEO) Ambasadorja kroate: Maqedonia e Veriut meriton fillimin e negociatave
(VIDEO) Dimitrov: Jo presion ndaj anëtarëve të Komisionit të përbashkët për çështje historike
(VIDEO) Osmani: Maqedonia e Veriut, test për kredibilitetin e zgjerimit të BE-së
(VIDEO) “Takime humanitare”, për relaksimin e raporteve Shkup-Sofje
Rregullat dhe protokollet aktuale për hyrje në Greqi prolongohen deri më 7 qershor
Vaksina kineze CoronaVac ul rrezikun e vdekshmërisë deri në 97%
23 raste të reja, 10 të vdekur dhe 1.191 të shëruar nga KOVID-19
Dimitrov: Jo presion politik mbi Komisionin e Përbashkët për Çështje Historike me Bullgarinë
Filipçe: Transplantimi i tretë i zemrës në vendin tonë
Interesi për vaksinim rritet çdo ditë, është hapur edhe faqja për paraqitje të personave që janë vaksinuar jashtë vendit
SHBA, mijëra persona në Washington protestë në mbështetje të Palestinës
Ambasadorja kroate në Shkup, Nives Tiganj, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut zbatoi reforma të shumta, prej të cilave disa ishin edhe të dhimbshme. Ajo vlerëson se vendi meriton çeljen e bisedimeve sa më shpejtë të jetë e mundur, edhe atë gjatë presidencës portugeze të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, respektivisht fillimi formal i bisedimeve aderuese.
Tiganj shtoi se Kroacia e nxitë dhe mbështet dialogun mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e kontestit. Gjatë intervistës për MIA, Tiganj tha se nevojitet edhe vazhdimi i procesit reformues me konsensus të të gjitha forcave politike, madje e cilësoi të rëndësishëm përkushtimin e Maqedonisë për qëllimin strategjik, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ambasadorja kroate gjithashtu theksoi se përveç mbështetjes të fuqishme politike, Kroacia u jep përkrahje të fuqishme teknike institucioneve të Maqedonsë së Veriut, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur në procesin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Ajo tha se kur ata u bënë anëtarë të BE-së vendosën që të gjthë njohuritë, përvojat, studimet dhe ekspertizat e tyre t’i ruajnë, apo t’i aktivizojnë në mënyrë që t’i ndajnë me të gjitha vendet e Evropës Juglindore në procesin e tyre të aderimit, sipas saj ky është përcaktimi i tyre i qartë dhe dëshmi se sa janë të përkushtuar dhe sa i mbështesin të gjitha vendet e rajonit në procesin e tyre.
Për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes të dyja shteteve, ambasadorja kroate i vlerësoi si tradicionale të mira, miqësore, duke thënë se gjithmonë ekzistojnë mundësi për avancimin e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për ekonominë. Pikërisht për këtë arsye, ambasada kroate e vendosi dhe inicioi Biznes-klubin kroat, në mënyrë që të nxitet shkëmbim i tregjeve mes dy vendeve. Tiganj tha se është evident interesi i ndërmarrjeve kroate për plasmanin e produkteve të tyre ne tregun maqedonas, por nga ana tjetër edhe interesi i kompanive maqedonase për plasmanin e produkteve të tyre në tregun kroat.