May 16, 2024
Maqedoni

Gjenden të vdekur dy persona

Në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, policia ka gjetur të vdekur 47 vjeqarin me iniciale I.I. Ai është gjetur i vdekur pa shenja dhune, të shtunën pas orës 17.
Të njëjtën ditë, në ora 21, policia ka gjetur edhe trupin e pajetë të 55 vjeqarit me iniciale A.D. në Shkup, në rrugën “Lihnida”. Edhe te ai mjeku ka konstatur vdekje pa shenja dhune. Prokuroria po heton këto raste. /21