April 25, 2024
Maqedoni

Besimi-Hahn: Janë bërë reforma thelbësore në menaxhimin e financave publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut i përket familjes evropiane dhe gjithmonë mund të mbështetet në përkrahjen e Bashkimit Evropian. BE-ja është partneri ynë i rëndësishëm në zbatimin e reformave në rrugën drejt integrimit të plotë evropian, në zbatimin e projekteve të rëndësishme dhe prioritare, por sigurisht që rol të rëndësishëm ka edhe aspekti i përkrahjes së politikave dhe masave të zbatuara nga Qeveria në ballafaqimin e krizës. Kjo u theksua në takimin e sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me eurokomesarin për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn në Bruksel.

Në këtë takim, ministri theksoi përpjekjet e Qeverisë për të reaguar njëkohësisht ndaj sfidave të shkaktuara nga kriza dhe gjithashtu për të vazhduar me politikat që do të sjellin përshpejtim të rritjes ekonomike. U theksua edhe miratimi i Ligjit të ri të Buxheteve, i cili do të sjellë ndryshime thelbësore në menaxhimin e financave publike, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë së Financave për përforcimin e transparencës fiskale, si dhe menaxhimin e duhur në përpilimin e Programit të reformave ekonomike, i cili është thelbësor në procesin aderues.

Ministria e Financave i dërgoi KE-së kërkesë për përkrahje makrofinanciare, ku në takim u dha sinjal i qartë se vendi, ashtu si gjatë krizës së Covid-it, mund të mbështetet në përkrahjen e këtij instrumenti.

“Vendi ynë, tre vite radhazi, si e gjithë bota, është në krizë. Pas krizës dyvjeçare të Covid-it, pasoi kriza e energjetike dhe ajo e çmimeve. U miratuan pako masash prej 1.1 miliardë euro për të përkrahur popullsinë dhe biznesin në krizën e Covid-it, si dhe dy pako prej 750 milionë eurosh për ta amortizuar goditjen e krizës aktuale.

Që të sigurohet çmimi i subvencionuar për furnizim me energji elektrike për qytetarët dhe për rreth 70 mijë kompani në tregun e rregulluar, në mënyrë shtesë nga buxheti janë plasuar 240 milionë euro direkt në EMV për prodhimin e energjisë elektrike dhe për sigurimin e energjisë termike.

Me këtë, përkrahja ndaj popullsisë dhe ekonomisë arrin në1 miliard euro. Ky është presion i madh ndaj buxhetit dheborxhit publik, por është e rëndësishme që politikat që pozbatojmë identifikohen nga institucionet financiarendërkombëtare dhe kemi arritur të sigurojmë financimindhe ta përmbyllim atë me kosto më të ulët të mundshëm”, tha ministri Besimi.

Në këtë takim ministri Besimi dhe eurokomesari Hahn iureferuan aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër tëprocesit të aderimit të vendit në BE, pas mbajtjes sëKonferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimit të procesittë skriningut, si dhe të zbatimit të rekomandimeve tëtheksuara në Raportin e progresit të RMV-së për vitin2022.