May 13, 2024
Maqedoni

Vetëtima dhe bubullima të pazakonshme në Shkup për këtë pjesë të vitit, ndërprerje të shkurta të energjisë

Reshje intensive të shiut, por edhe vetëtima dhe bubullima të pazakonshme për këtë pjesë të vitit, janë verejtur sot në mëngjes në Shkup. Poashtu ka pasir ndërprerje të shkurta të energjisë. Mot i njëjtë është verejtur edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë së Veriut.

Sipas sinoptikëve, sot vendi ynë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, kjo suituatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë me pas gradualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente të herëpasherëshme por me intensitet të ulët. Në orët e pasdites reshjet e shiut ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.