April 29, 2024
Kolumna

Vetëm fara e kosit e Alternativës e shpëton opozitën shqiptare në Tetovë

Hamdi Nuhiju

E dini historinë e numrit 9. Dikush e sheh prej një këndi dhe i del 6, tjetri thotë 9. Prandaj edhe unë po shkruaj nga këndi im! Këndi im është 6! Taksistët, gomistët dhe kamarierët të cilëve pronari i Fejsbukut u dha mundësinë për të sharë dhe fyer ia ofrojë mundësinë të fryejnë. Fryni, por mos shumë. Po ma trembni kosin! Edhe ta dini se nuk nxen pa ja bërë në fund pppprprrr.

Është vetëm fillimi i kampanjës dhe po habitem nga frika dhe qasja e njerëzve. Billi në kampanjë ka nisur ti trajnoj të rinjtë, ndërsa ka pasur mundësi që këtë gjë ta bëje përmes komunës. Po vizatojnë, shkruajnë dhe po piketojnë probleme. Askund nuk po përmendin qasjen pro aktive të zgjidhjes së problemeve dhe jo të dënimit për gabimet. Fjala e parë dhe e fundit si risi e të parit të komunës është dënimi. Si t`i shtojmë merimangat në qytetin e Tetovës me qëllim që në sezonin e mërgimtarëve të rrisim numrin e dënimeve dhe në këtë mënyrë të mbushim arkën e komunës.

A e keni parashtruar pyetjen pse hapësirat publike janë mbushur me vetura të parkuara keq? Dhe a e dini numrin e banesave pa banor në Tetovë? Për në Tetovë, nuk e di, por në Kumanovë janë mbi 12.000 banesa. Njerëzit nuk kanë probleme me banesat bosh, por me hapësirat për të parkuar veturat, sepse hapësira të tilla në Tetovë nuk ka. Mungon edhe plani dhe aksioni konkret i të parit të komunës për ta zgjidhur këtë problem. Jo vetëm kjo. Partia në pushtetin lokal as që ka vesh dhe dije për ta zgjidhur këtë problem.

PDSH-ja ka nxjerr në opinion opiumin e radhës: në vend të mallkimit për tetovarët, uji ua zaft frymën ha, tash po thonë “ Për Tetovën kryeqendrën shqiptare” . Si do ta bëjnë Tetovën kryeqendër nuk e di dhe nuk jam shumë i sigurt se me 20 gusht a do të kemi ose jo mallkime të radhës.

Opozita shqiptare, ata të numrit 7, kanë dal në Tetovë. Përveç ngjyrave që ja vodhën Alternativës, kanë filluar të shpërndajnë edhe fletushka nëpër Tetovë. Në konventën promovuese ishin gjithsejtë 67 dhe po mundohen me i bind tetovarët që t`ia besojnë komunën. Hajdutit as vojët nuk ia besoj, të mos flasim për komunën.

Fjalori i gjuhës shqipe kështu e shpjegon termin hajdut:

HAJDUT m. bised.

Vjedhës; cub, kusar. Hajdut i regjur. Hajdut xhepash (shtëpish). Hajdut me damkë (me çizme) hajdut i regjur. Hajdut me katër duar (me gjashtë gishta) hajdut i shkathët, i regjur. Hajdut me doreza (me dorashka) hajdut që vepron me shumë kujdes; hajdut me përvojë. Fole (çerdhe, strehë) hajdutësh.
Kaçak. Hajdut malesh.
Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit.
Një subjekt politik që t`i vjedh ngjyrat e logos së partisë tënde, dhe i përdorë në kampanjën politike në zgjedhjet lokale në Tetovë, po dëshiron votuesin me hutuar. Me votuar për to. Me mashtruar tetovarin?!

Dhe për në fund, të rinj dhe të reja janë mbledhur tog me ekipin e Alternativës për Tetovën. Të pastër, të sinqertë, pa hile! Nesër nuk mallkojnë askë pa marr parasysh rezultatit zgjedhor dhe nuk vjedhin nga askush asgjë. Këto janë brumi që Tetovën nesër mund ta shndërroj në një qytet ku nuk do të zhgënjehen të rinjtë.